Futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, u paraqit tërë takimin në fanellën e Milanit, por dolën pa pikë nga Roma.
Lazio e ka mposhtur me rezultat 1:0 Milanin, duke i bërë nder edhe Interit në garë për titullin e kampionit.
Futbollisti Isaksen është kreator i fitores së vendasve.
Ai futet me shpejtësi brenda 16-shit, me goditje të fortë shënoi në minutën e 26-të.
Interi kryeson me 69 pikë, ka 9 më shumë se Milani në vend të dytë. Lazio e zë pozitën e nëntë me 40 pikë pas javës së 29-të në Serie A..