Ashtu siç ka njoftuar para tri ditësh portali Gazeta e Prizrenit, Komuna e Prizrenit ka vazhduar me riorganizimin e administratës komunale, duke themeluar edhe një drejtori të re.
Kryetari Shaqir Totaj, sapo ka bërë të ditur se në krye të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore është emëruar Elsabah Xhurxhehall0, raporton Gazeta e Prizrenit.
Ky vendim vjen në kuadër të ndryshimeve të paralajmëruara më herët.
Po ashtu, në kuadër të këtij riorganizimi, pritet të themelohet edhe një drejtori tjetër, ajo e Tatimit në Pronë, të cilën pritet ta marrë LDK. / Gazeta e Prizrenit /
Lexo edhe: