Shkëlzen Gashi merr rol në stafin e ekipit të parë

- Bota Sot

Shkëlzen Gashi merr rol në stafin e ekipit të parë

Grasshopper Club Zurich ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin kryesor Gerald Scheiblehner, si dhe me dy ndihmësit e tij Alexander Zellhofer dhe Toni Meshtroviq, me efekt të menjëhershëm.

Pas këtij vendimi, drejtimin e ekipit deri në fund të sezonit do ta marrë përkohësisht trajneri i ekipit U21, Gernot Messner.

Në stafin e tij do të jetë edhe ish-futbollisti i njohur shqiptar, Shkëlzen Gashi, i cili do të shërbejë si ndihmëstrajner, shkruan Indeksonline

Gashi ka qenë pjesë e stafit të ekipit U21 të Grasshopperit dhe tani do ta vazhdojë këtë rol edhe me ekipin e parë, duke ndihmuar Messnerin në përgatitjen e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit..



Lexoni të gjitha në Bota Sot