Ferizaj trondit Prishtinën

- Bota Sot

Ferizaj trondit Prishtinën

Ferizaj ndali tre pikë që nuk maten as me ari në luftë për të ikë nga zona e rrezikut në elitën e futbollit të Kosovës.

Ferizaj e ka mposhtur me rezultat 3:0 Prishtinën, në takimin e javës së 25-të. 

Ferizajasit tronditin skuadrën me renome Prishtina.

Një humbje e rëndë për kryeqytetasit dhe një hap fals për kreun e tabelës. 

Ferizaj kaloi në epërsi falë golit të këmbëshpejtit Ade Oguns i cili shënoi në minutën e 39-të pas asistimit të Avdullit.

45 minutat e parë u karakterizuan me lojë të mirë, me raste shënimi qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër.

Ferizajasit patën më shumë mundësi, ndërsa Prishtina pati një rast të qind për qind përmes futbollistit të talentuar Rin Ahmeti.

Futbollisti Ruben Silva-Richards shënoi në minutën e 63-të, 2:0, duke i dhënë një grusht të rëndë rivalit.

Ferizaj e zë vendin e 8-të me 29 pikë, ndërsa Prishtina të tretin me 38 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot