Katër persona humbën jetën, pas shembjes së skelave në një kantier ndërtimi.
Ngjarja ndodhi në një lagje të Vjenës, pranë Shkollës Franceze dhe Pallatit të Lihtenshtajnit aty pranë, një nga pallatet më luksoze dhe historike të qytetit.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj tragjedie. Autoritetet njoftuan se gjithashtu një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.
Ndërkohë Policia po merr deklarata nga dëshmitarë okularë dhe punëtorë që i mbijetuan aksidentit, për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.