Zelensky thotë se mbi 200 ekspertë ukrainas kundër dronëve janë vendosur në Lindjen e Mesme

- Bota Sot

Zelensky thotë se mbi 200 ekspertë ukrainas kundër dronëve janë vendosur në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të martën se 201 ekspertë ushtarakë ukrainasë kundër dronëve ishin në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në mbrojtjen e rajonit kundër dronëve Shahed të projektuar nga Irani dhe 34 të tjerë ishin “gati për t’u vendosur”.

“Këta janë ekspertë ushtarakë, ekspertë që dinë si të ndihmojnë, si të mbrohen kundër dronëve Shahed.

Ekipet tona janë tashmë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Arabinë Saudite dhe në rrugë për në Kuvajt”, u tha Zelensky ligjvënësve britanikë gjatë një fjalimi në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Ai shtoi se Ukraina po ofron gjithashtu këshilla teknologjike dhe ndihmë për të rritur kapacitetin mbrojtës të vendeve të rajonit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të parandaluar sulmet ajrore me dronë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot