Katër të vde*kur dhe një i lënduar rëndë shembja e skelave në kantierin e ndërtimit në Vjenë

- Gazeta e Prizrenit

Katër të vde*kur dhe një i lënduar rëndë shembja e skelave në kantierin e ndërtimit në Vjenë

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së skelave në një kantier ndërtimi në oborrin e një ndërtese banimi, në një lagje luksoze të Vjenës, ka bërë të ditur të martën një zëdhënës i policisë.

Shkaku i shembjes dhe natyra e saktë e punës që po zhvillohej nuk janë bërë menjëherë të qarta, ka shtuar zëdhënësi, duke nënvizuar se ndërtesa ishte e vjetër, tipike për zonën, ku pjesa më e madhe e arkitekturës është nga shekulli i 19-të.

Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës ka bërë të ditur se një person i pestë, një burrë 45-vjeçar, është i lënduar rëndë.

Rruga ku ka ndodhur incidenti, Porzellangasse, kalon nëpër zemër të lagjes, pranë Shkollës Franceze të qytetit dhe Palais Liechtenstein, një nga pallatet historike më luksoze të Vjenës.

Policia po interviston dëshmitarë, përfshirë punëtorë ndërtimi që i mbijetuan aksidentit, ka shtuar zëdhënësi.

Lexo edhe:

Prizren: Mungesë hapësirash në varreza, problem edhe rezervimi i vendeve nga familjarët – reagon “Eko Regjioni”



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit