Tudor: Misioni i Tottenham kundër Atletico s`është i pamundur

- Bota Sot

Tudor: Misioni i Tottenham kundër Atletico s`është i pamundur

Trajneri i Tottenham, Igor Tudor, beson se skuadra e tij ende ka shanse për t’u kualifikuar tutje në Champions League, pavarësisht humbjes 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Atletico Madrid.

Ai ka theksuar se skuadra duhet të besojë dhe të përqendrohet te pikat e saj të forta.

“Është e vështirë, por jo e pamundur. Duhet të besojmë”, ka thënë ai.

Tottenham ka marrë një barazim 1-1 ndaj Liverpool në fundjavë, duke i dhënë fund një serie prej pesë humbjesh.

Sa i përket mungesave, Conor Gallagher është në dyshim për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa Cristian Romero është rikuperuar dhe mund të luajë.

Mbrojtësi Micky van de Ven ka mohuar zërat për mungesë angazhimi nga lojtarët.

“Janë thjesht shpifje. Të gjithë kujdesemi shumë për situatën dhe duam ta përmirësojmë atë”, është shprehur ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot