Priprokurori ka ngritur njëmbëdhjetë aktakuza kundër trembëdhjetë personave,

- Gazeta e Prizrenit

Priprokurori ka ngritur njëmbëdhjetë aktakuza kundër trembëdhjetë personave,

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 61 personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 12 persona, si dhe janë parashtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Shpëlarja e parave”.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, si ka parashtruar një  kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi. Ndërsa, nga kjo prokurori ka ngritur njëmbëdhjetë aktakuza kundër trembëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Lexo edhe;

Procesi i Prizrenit i vitit 1956 dhe qëndresa e veprimtarëve hasjanë ( pjesa I )



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit