Humbja i kushton shtrenjtë, shkarkohet trajneri

- Bota Sot

Humbja i kushton shtrenjtë, shkarkohet trajneri

Klubi i Kremonezes nuk ka duruar më dhe sot ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Davide Nikola, pas rezultateve të dobëta në javët e fundit që sollën edhe rënien e vazhdueshme të ekipit në renditje.

Edhe pse e nisi mirë kampionatin, me rezultate mjaft të bujshme, Kremoneze me kalimin e javëve e pa vetën duke luftuar për mbijetesën dhe me humbjen ndaj Fiorentinës, ra në zonën e ftohtë.

Kjo shtyu klubin të merrte vendimin për largimin e Nikolas.

Drejtimin e skuadrës do ta marrë një emër i njohur i futbollit italian, Marko Xhampaolo, i cili si eksperiencë të fundit kishte sigurimin e mbijetesës me Leçen, por pa u konfirmuar pastaj në pankinën e këtij klubi.

Trajneri që mban nofkën “Profesori”, ka drejtuar edhe më parë Kremonezen, kur ajo ishte pjesë e Lega Pro në vitin 2014.



Lexoni të gjitha në Bota Sot