Gjilani i afrohet kreut, fut në krizë Llapin

- Bota Sot

Gjilani i afrohet kreut, fut në krizë Llapin

Gjilani ka treguar muskujt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke e mposhtur me rezultat 3:2 Llapin në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Gjilani kthehet me pikë të plota duke ruajtur edhe hapin për kreun e tabelës. Llapi pësoi humbje të rëndë që e mban në presion të madh në luftë për ekzistencë.

Për Gjilanin shënuan Oltion Bilalli (10’), Senad Jaroviq (nga penalltia 54’) e Blerind Morina (71’) dhe për vendasit Edon Sadriu (41’) e Muhamet Hyseni (83’ – nga penalltia).

Gjilani renditet në vend të tretë me 39 pikë, gjashtë më pak se lideri Ballkani dhe Drita në vendin e dytë. 

Llapi është në vend të shtatë me 29 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot