Florent Hadergjonaj po vazhdon me formë fantastike në Turqi.

- Bota Sot

Florent Hadergjonaj po vazhdon me formë fantastike në Turqi.

Futbollisti nga Kosova ka shënuar golin e radhës me Alanyaspolin, duke ”bombarduar” skuadrën e Kocaelisporit..

Një goditje e bukur nga 31-vjeçari përfundoi me një supergol në minutën e 26-të.

Pesë minuta më pas, Hadergjonaj bëri edhe një asist fantastik te goli i dytë i shënuar nga Alanyaspor.

Hadergjonaj ka shënuar 7 gola dhe ka bërë pesë asistime deri më tani këtë sezo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot