Bëjnë publike listën me mungesa dhe futbollistin që braktisi Kosovën

- Bota Sot

Bëjnë publike listën me mungesa dhe futbollistin që braktisi Kosovën

Trajneri i Suedisë, Graham Poter, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet play-off në Botërorit, në minigrupin ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Suedia do të përballet fillimisht me Ukrainën e më pas në një finale të mundshme do të luajë kundër Shqipërisë.

 Trajneri i njohur ka grumbulluar 26 lojtarë, në një listë ku binin në sy mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh. Aleksander Isak, Dejan Kulusevski, Viktor Johanson, Emil Holm, Jakob

Uidell Zeterstrom, Aleksander Bernhardson dhe Emil Kraft janë mungesat e rëndësishme të ekipit.

“Kemi një ndeshje të parë thelbësore.

Duhet një plan loje i qartë, por edhe zgjidhje alternative nga pankina.

Nuk mund të bëjmë asgjë, është e pafat që humbim lojtarë për dëmtime, por kemi një grup me shumë cilësi”, tha Poter.

Ai ka përfshirë në listë edhe Besfort Zenelin, futbollist i cili ishte në të kaluarën pjesë e U21 të Kosovës por pastaj zgjodhi Suedinë për të vazhduar karrierën e tij. Ai është vëllai i sulmuesit të Kosovës, Arbër Zeneli.

LISTA

Portierë: Melker Elborg (Sandërlend), Kristofer Nordfeldt (AIK), Noel Tornkvist (Komo)

Mbrojtës: Gabriel Gudmundson (Lids), Isak Hien (Atalanta), Herman Johanson (Dallas), Gustaf Lagerbielke (Braga), Viktor Nilson Lindelof (Aston Vila), Karl Starfelt (Selta Vigo), Eliot Stroud (Mjallby), Daniel Svenson (Borusia Dortmund)

Mesfushorë/ Sulmues: Taha Ali (Malmo), Jasin Ajari (Brajton), Roni Bardaxhi (Barcelona), Lukas Bergvall (Totenhem), Antoni Elanga (Njukasëll), Viktor Gyokeres (Arsenal), Jesper Karlstrom (Udineze), Hugo Larson (Eintraht Frankfurt), Gustav Lundgren (Gais), Gustaf Nilson (Klub Bryzh), Benxhamin Nigren (Sëlltik), Erik Smith (St. Pauli), Matias Svanberg (Volfsburg), Uilliot Suedberg (Selta Vigo), Besfort Zeneli (Union SG).



Lexoni të gjitha në Bota Sot