Shkëndija e Tetovës feston, fiton me penallti ndaj Struga Trim Lum

- Bota Sot

Shkëndija e Tetovës feston, fiton me penallti ndaj Struga Trim Lum

Shkëndija e Tetovës është gjysmëfinalistja e fundit në Kupën e Maqedonisë së Veriut, pasi që eliminoi Struga Trim Lum.

Shkëndija fitoi me penallti me rezultat 5:4 pasi që sfidën në kohën e rregullt u mbyllë baras (2:2).

Gjuajtja e penalltive:

Struga: Compaore – 1:0
Shkwndija: Ibraimi – 1:1
Struga: Hamza – 2:1
Shkwndija: Krasniqi – 2:2
Struga: Jeftovski – gjuan mbi portë 2:2
Shkwndija: Latifi – 2:3
Struga: Maleski – 3:3
Shkwndija: Trumçi – 3:4
Struga: Bojku – 4:4
Shkwndija: Spahiu – 4:5

Struga ishte në prag të fitores, duke udhëhequr me rezultat 2:1, kishin mbetur pak sekonda para se gjyqtari të jepte fundin e ndeshjes, por Fetai barazoi (2:2) dhe e shpëtoi Shkëndijën nga eliminimi.

Struga TL avancoi në minutën e 13-të me golin e Radeskit.

Vendasit e mbajtën avantazhin deri në minutën e 74-të kur Besart Ibraimi barazoi rezultatin në 1:1.

Por, tetë minuta më vonë, Hamza shënoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit, 2:1. Por Fetai e bëri Strugën të qante me një gol para fishkëllimës së fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot