Vdes në moshën e re zyrtarja e kampiones së Kosovës

- Bota Sot

Vdes në moshën e re zyrtarja e kampiones së Kosovës

Lajmi i hidhur për komunitetin e futbollit, sportit dhe në përgjithësi të Kosovës. 

Elife Sherifi ka ndërruar jetë në moshë të re.

Ndryshe ishte zyrtare e kampiones së Kosovës në futboll, Dritës së Gjilanit.

Në moshë të re ka ndërruar “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të bashkëpunëtores sonë, Elife Sherifi.

Elifja ishte një profesioniste e shquar në fushën e gazetarisë dhe një adhuruese e flaktë e klubit tonë, shumë kohë përpara se të merrte detyrën e zëdhënëses së klubit, pozitë të cilën e mbajti me përkushtim për më shumë se gjashtë vite.

Puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve tona.

Klubi ynë FC Drita shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sherifi, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, për humbjen e madhe të vajzës së tyre.

Në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë familjes dhe ndajmë dhimbjen me ta.

Prehu në paqë  Elif”, njofton FC Drita.



Lexoni të gjitha në Bota Sot