Urbig titullar, Palladino kursen disa titullarë

- Bota Sot

Urbig titullar, Palladino kursen disa titullarë

Në orën 21:00, zhvillohet ndeshja e kthimit të 1/8-ve të Champions League mes Bayernit dhe Atalanta, pas fitores së thellë 6-1 të bavarezëve në ndeshjen e parë në Bergamo.

Trajneri i Bayern-it, ka vendosur të startojë me Urbig në portë, duke lënë jashtë të riun 16-vjeçar Prescott. Tek Atalanta, surpriza e portës është se starton Sportiello dhe jo Carnesecchi.

Palladino, trajner i skuadrës italiane, rikthen nga minuta e parë lojtarët e rikuperuar së fundmi Ederson dhe De Ketelaere, por vendos të kursejë disa titullarë të rëndësishëm si Samarxhiq, De Roon, Djimsiti, Kolasinac, Zalewski, Zappacosta dhe Raspadori.

Edhe Bayerni ka disa ndryshime krahasuar me ndeshjen e parë: trequartistët Olise dhe Gnabry nuk startojnë, me këtë të fundit në pankinë, por sulmuesi kryesor Kane rikthehet në formacionin titullar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot