16 milionë euro pagë

- Bota Sot

16 milionë euro pagë

Milan po vijon kërkimet për një sulmues për sezonin e ardhshëm, duke analizuar disa profile si Moise Kean, Serhou Guirassy dhe Mateo Retegui.

Ky i fundit mbetet një nga emrat më të pëlqyer nga drejtuesit kuqezi.

Retegui, aktualisht pjesë e Al Qadsiah, ka qenë prej kohësh në radarët e Milan si alternativë për sulmin.

Së fundmi, një takim mes Igli Tare dhe agjentit Alessandro Moggi në Milano ka shtuar zërat për një lëvizje të mundshme.

Megjithatë, paga e lartë e sulmuesit mbetet pengesa kryesore për realizimin e marrëveshjes.

Një transferim mund të bëhet i mundur vetëm përmes një formule huazimi me mbështetje financiare nga klubi arab.

Paga e sulmuesit italian momentalisht është plot 16 milionë euro në sezon. Ndërsa, nëse firmos me Milanin do të ishte rikthim i bujshëm në Serie A, ku në të shkuarën ka luajtur me ekipe si Atalanta dhe Genoa.



Lexoni të gjitha në Bota Sot