Mario Mitaj gëzon Sylvinhon, futet në formacionin e javës në Arabi

- Bota Sot

Mario Mitaj gëzon Sylvinhon, futet në formacionin e javës në Arabi

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Në sfidën e mbrëmjes së djeshme ndaj Al Kholood, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Arabisë Saudite, 22-vjeçari zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në krahun e majtë të mbrojtjes, duke u vlerësuar me notën 7.7.

Pavarësisht humbjes 2-3 të Al-Ittihad, Mitaj spikati në fushë dhe, sipas “SofaScore”, është përfshirë në formacionin më të mirë të kësaj faze të kompeticionit.

Në repartin defensiv të këtij formacioni bie në sy edhe prania e ish-mbrojtësit të Milanit, Theo Hernandez, ndërsa në mesfushë është përzgjedhur Franck Kessie.

Ndërkohë, finalja e madhe e Kupës do të luhet mes Al Kholood dhe Al-Hilal.

Kjo paraqitje pozitive e Mitajt është një sinjal inkurajues edhe për trajnerin e Kombëtares, Sylvinho, në prag të sfidës ndaj Polonisë në fazën “play-off” të Kupës së Botës. Lista e lojtarëve të grumbulluar pritet të publikohet më 21 mars.



Lexoni të gjitha në Bota Sot