Bejtullai nuk i druhet Danimarkës

- Bota Sot

Bejtullai nuk i druhet Danimarkës

Futbollisti i kampionit të Kosovës, Dritës së Gjilanit, Egzon Bejtullai, është ftuar te Maqedonia e Veriut për ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Danimarkës, e vlefshme për gjysmëfinalen e play-off-it për një biletë në Kampionatin Botëror. 

Më 26 mars, në stadiumin “Parken” të Copenhagenit, luhet sfida mes Danimarkës dhe Maqedonisë. 

"Sigurisht, ftesa në ekipin kombëtar është e mirë. Është provë e formës sime të mirë për momentin, faleminderit për këtë.

Çfarë pres nga ndeshja kundër Danimarkës? Një luftë. Po luajmë kundër një kundërshtari cilësor, për të cilin sigurisht që kemi respekt.

Por Maqedonia ka cilësinë e vet, ka ambiciet e veta në këtë ndeshje", tha mes të tjera mër mediumin maqedonasd “Sportsport”, Bejtullai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot