Derbi i Anamoravës referohet nga Genc Nuza

- Bota Sot

Derbi i Anamoravës referohet nga Genc Nuza

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 26-të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve.

Derbi i kësaj jave zhvillohet mes dy skuadrave pretendente për titullin e kampionit, Prishtinës dhe Ballkanir, ditën e shtune, duke filluar nga ora 13:00.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Visar Kastrati.

Derbi tjetër, ai i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, zhvillohet të dielën.

Kjo përballje do të gjykohet nga Genc Nuza..



Lexoni të gjitha në Bota Sot