Kthesë e papritur

- Bota Sot

Kthesë e papritur

Nedim Bajrami ka një mundësi të artë te Rejnxhërs.

Te klubi skocez është dëmtuar Mohamed Diomande, që me shumë gjasa ka mbyllur sezonin. Mesfushori duhet zëvendësuar dhe në Skoci e shikojnë si shansin e Bajramit.

Lojtari i Kombëtares shqiptare nuk preferohet nga trajneri Dani Rohl. Ky i fundit do të jetë i detyruar, që të paktën ta konsiderojë si alternativë në stol. Më pas, mund të vijnë më tepër minuta për Bajramin.

Diomande do i nënshtrohet operacionit. Ta zëvendësosh atë nuk është aspak e lehtë te Rejnxhërs, megjithatë hapësira ka.

Eksperienca e Bajramit mund të fitojë minuta kundrejt të rinjve të akademisë. Qasja e trajnerit të Rejnxhërs do të shikohet që të shtunën, kur Rejnxhërs pret Aberden.



Lexoni të gjitha në Bota Sot