Sot dita e parë e Fitër Bajramit

- Bota Sot

Sot dita e parë e Fitër Bajramit

Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, në Republikën e Kosovës, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 06:18, të cilit i priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili iu drejtua opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste, se Bajrami është vetëm një ditë gëzimi, por njëkohësisht është edhe si një moment reflektimi për atë që besimtarët kanë arritur gjatë agjërimit

Festa e Fitër Bajramit, sipas tij, është një ditë gëzimi por njëkohësisht është edhe si një moment reflektimi për besimtarët që kanë arritur të agjërojnë.

“Të nderuar vëllezër e motra, sot është ditë e Bajramit, ditë e gëzimit, falënderimit dhe shpërblimit për ata që e përjetuan Ramazanin me besim dhe përkushtim. Është ditë kur në shpirtra Allahu shfaqet të zemrat mbushen me dritë e qetësi”, tha ai.

Ai tha se Ramazani nuk ishte një muaj që kaloi, por një shkollë që na mësoi durimin, vetëpërmbajtjen dhe na mundësoi afrimin te Zoti. “Në të mësuam të kontrollojmë vetën, të shtojmë adhurimin dhe të pastrojmë zemrat tona”.

“Bajrami si festë nuk është fundi i ibadetit, por fillimi i qëndrueshmërisë. Qytetarë të nderuar, morali është frymzimi i bukur dhe i vlefshëm i Ramazanit... Ai erdhi që ne të largohemi nga padrejtësia, nga fjalët e këqija, nga përgojimi, arroganca dhe të zbukurohemi me me sinqeritetit, butësi dhe drejtësi”, tha Tërnava pos tjerash.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 21 prill 2023, kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot