60 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet brenda 24 orëve

- Gazeta e Prizrenit

60 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë shënuar dy aksident trafiku me fatalitet, 23 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 35 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,113 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.

Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 15 persona, ndërsa 7 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor apo i personave në vuajtje të dënimit./GS

Lexo edhe:

Prizren: Ky është i riu që vdiq pas aksidentit në “Transit ...”



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit