Kështu duket fanella e kombëtares zvicerane për ndeshjet jashtë fushe.
Fanella e re mysafire e Kombëtares së Zvicrës për Kupën e Botës 2026 është prezantuar: me ngjyrë të bardhë dhe me motive në të gjelbër dhe të verdhë, ajo simbolizon rrjetin ujor të Zvicrës, e frymëzuar nga pasaporta zvicerane”, shkruan media zvicerane Blick”.
Xhaka dhe Vallotto të entuziazmuar
Fanella e re është pritur shumë mirë nga kapiteni i kombëtares, Granit Xhaka.
Në një komunikatë të përbashkët të Federatës Zvicerane të Futbollit (SFV) dhe prodhuesit Puma, mesfushori tha:
“Më pëlqeu menjëherë fanella; është moderne dhe në modë. Jam i lumtur që po veshim ngjyra të reja pas pothuajse 15 vitesh me kombëtaren. Duam të dallohemi në fushë me këtë dizajn të ri dhe të festojmë suksese”.
Edhe mesfushorja Smilla Vallotto u shpreh e entuziazmuar për dizajnin e ri: “Fanella më bëri përshtypje menjëherë.
Me freskinë dhe ngjyrat dinamike, ajo ka një energji të fortë. Dizajni i përshtatet një brezi që dëshiron të jetë i guximshëm, i shpejtë dhe kreativ. Pikërisht kështu dua të ndihem në fushë”.
Kombëtarja e Zvicrës pritet ta veshë për herë të parë fanellën e re më 31 mars, kur skuadra e drejtuar nga Murat Yakin do të luajë një ndeshje miqësore si mysafire ndaj Norvegjisë.