Allegri flet për titullin

- Bota Sot

Allegri flet për titullin

Trajneri i Milanit, Masimiliano Allegri, në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes kundër Torinos, foli edhe për të ardhmen e Luka Modriç, i cili do të duhet të vendosë në fund të sezonit nëse do të qëndrojë apo jo me kuqezinjtë.

“Nuk kam folur me Lukën. Varet nga ai”, tha shkurtimisht tekniku për këtë temë.

Më pas ai foli për garën për titullin e Serisë A:

“Është normale që humbja kundër Lacios, siç thashë pas ndeshjes, pati një ndikim të madh.

Interi mendoi se kishte humbur dy pikë, dhe në fund fitoi një. Gjithçka është ende e hapur, derisa matematika të thotë të kundërtën.

Interi ka një epërsi të madhe dhe fati i tyre është në duart e tyre. Ne e kemi atë për Ligën e Kampioneve..

Kur matematika të thotë se nuk mund t’i kapim më zikaltërit, kjo do të thotë se nuk mund ta fitojmë më titullin”, përfundoi Allegri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot