Rivalët e Shqipërisë marrin lajmin e keq në prag të ndeshjes

- Bota Sot

Rivalët e Shqipërisë marrin lajmin e keq në prag të ndeshjes

Vetëm pak ditë më parë ishte në fushë dhe shkëlqeu.

Lukas Skorupski është portieri numër 1 I Bolonjës në Serinë A dhe I kombëtares së Polonisë, por pikërisht tani, në prag të duelit të rëndësishëm, u detyrua të dorëzohet.

Gardiani 34-vjeçar nuk do jetë në dispozicion të trajnerit Jan Urban për sfidën gjysmëfinale të plej ofit të Kupës së Botës ndaj Shqipërisë.

Polaku u lëndua pas duelit të Serisë A që Bolonja e fitoi 1-0 në fushën e Sasuolos, dhe do të duhet të mungojë për disa kohë.

Skorupski ka nisur të jetë titullar I Polonisë që nga marsi I vitit 2023 e gjithsej ka 20 ndeshje me ekipin përfaqësues.

Ai ka munguar në duelet e mëparshme ndaj Shqipërisë, dhe po ashtu ishte I dëmtuar në dy sfidat e fundit të polakëve, kundër Holandës e Maltës në eliminatoret e Kupës së Botës.

Siç informojnë mediat nga Varshava, trajneri Urban pritet të mbështetet tek portieri I Volfsburgut, Kamil Grabara ose tek gardiani tjetër, Bartlomiej Dragovski që luan në Superligën polake, për Vidzevin e Lodzit.

Përtej mungesës së numrit 1, sërish skuadra kombëtare që mbiquhet bardhekuqtë ose shqiponjat, ka yje të tjerë të shquar si Levandovski, Zielinski, Kivior apo Zalevski.



Lexoni të gjitha në Bota Sot