Përlotet Granit Xhaka, ja arsyeja

- Bota Sot

Përlotet Granit Xhaka, ja arsyeja

Në një rrëfim, futbollisti Granit Xhaka ka treguar përjetimet e tij si fëmijë.

Futbollisti shqiptar ka treguar se e ka pasur çelësin e shtëpisë që në moshën 4-vjeçare, pasi prindërit e tij duhej të punonin në 2 vende pune, për të siguruar bukën e gojës..

I përlotur dhe me zërin që i dridhet, Xhaka pohon se nuk e kishte jetën fare të lehtë.

“Prindërit e mi po punonin gjatë ditës.

Punonin ekstra për të na dhuruar atë që donim…

Ne kurrë nuk harrojmë nga vijmë. Gjithmonë them se kam edhe dyshime në veten.

Dhe gjithmonë them se nuk mund ta imagjinoj t’i lë vetëm fëmijët, për 18 orë.

T’i lë të rriten vetëm. Nëse beson në diçka dhe punon shumë, unë besoj që mund ta arrish” tha Xhaka, me lot në sy.



Lexoni të gjitha në Bota Sot