publikohen formacionet zyrtare tek Elbasani-Egnatia

- Bota Sot

publikohen formacionet zyrtare tek Elbasani-Egnatia

Egnatia do të luajë ndeshjen më të pazakontë të saj në Abissnet Superiore, pikërisht sot ndaj Elbasanit.

Siç “Panorama Sport” raportoi, kampionët e Shqipërisë kanë vendosur të qëndrojnë pa staf, pasi Komisioni i Disiplinës dhe Etikës vendosi t’i pezullojë të gjithë. Dënimin më të rëndë e mori trajneri Edlir Tetova me 6 muaj.

Takimi me Elbasanin fillon në orën 19:00 dhe vlen për javën 29. Egnatias po ashtu i mungon kapiteni Albano Aleksi për shkak pezullimi nga Disiplina. Xhemajli ndërkohë nuk është pjesë e skuadrës, pas kartonit të kuq që mori ndaj Vllaznisë.

Nga minuta e parë ndërkohë te Elbasani e nis portieri Totoshi. Portieri Janaçek është i dëmtuar dhe akoma nuk është zbuluar koha e rikuperimit. Verdheblutë ndodhen në krye me 2 pikë më shumë se Egnatia.

FORMACIONET ZYRTARE

Elbasani: Totoshi; Azemoviç, Musta, Lila, Abas, Manellari, A. Kasa, Loukili, Boje, Lajthia, Ze Gomesh

Egnatia: Dajsinani; Alijev, Poçi, Sota, Haime, Fernando, Ruçi, Kryeziu, Albanese, Rodriges, Jahaja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot