Vicario i thotë “po” Interit

- Bota Sot

Vicario i thotë “po” Interit

Nerazzurrët janë gati të përshpejtojnë procesin dhe të mbyllin marrëveshjen me portierin që e kishin ndjekur që nga viti 2023.

Lideri në Serie A dhe favoriti për titull, Inter, kishte identifikuar Guglielmo Vicarion si kandidatin e duhur për të marrë përsipër portën e Nerazzurrëve.

Menaxhmenti kishte bërë lëvizje të rëndësishme, dhe djali kishte shprehur vlerësim, dhe ishte i hapur për këtë lëvizje.

Më pas, megjithatë, siç ndodh shpesh, koha luan një rol. Empoli e vlerësoi portierin rreth 20 milionë euro, dhe Nerazzurrët ishin të bllokuar në negociata të tjera dhe kishin nevojë të balanconin buxhetet e tyre.

Papritmas Tottenham mbërriti me burime të plota financiare dhe e mbylli marrëveshjen brenda pak orësh. Gjërat ndryshuan ndër vite dhe tash Vicario dëshiron të kthehet në Itali, dhe i ka thënë “po” skuafrës italiane.

Spurs rrezikojnë rënien nga kategoria, klima është edhe më e vështirë se disa muaj më parë dhe ideja e Vicarios është edhe më e rrënjosur: portieri dëshiron të kthehet në Itali.



Lexoni të gjitha në Bota Sot