Mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, Mevlan Murati paralajmëron duelin e xhiros së 24-t të LPFMV të shtunën ndaj Makedonija Gj.P. në Shkup.
Përballja e xhiros së 24-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Makedonija Gj.P. dhe Shkëndijës luhet të shtunën në stadiumin në Lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit me fillim në orën 14:30.
Ambienti…
Mevlan Murati: “Sot jemi edhe më të disponuar për shkak edhe të festës së Fitër Bajramit. Përfitoj nga kjo mundësi t’ua uroj këtë festë gjithë besimtarëve muslimanë. Ne vijmë nga disa ndeshje shumë pozitive kohëve të fundit, pardje ishte edhe një tjetër moment i rëndësishëm pasi ishim shumë të fokusuar te ndeshja e fundit ku donim kualifikim.
Jemi të kënaqur për faktin se në këtë moment jemi ekipi i vetëm që është në garë për dy trofetë vendorë. Shpresojmë deri në fund t’i mbajmë të dy frontet.”
Makedonija Gj.P.…
Mevlan Murati: “Çdo ndeshje e ka vlerën e vet dhe ne fokusin e mbajmë ndeshje pas ndeshje edhe pse kemi patur orar shumë të ngjeshur.
Gjithsesi jemi në rregull dhe deri tani kemi arritur shumë objektiva. Besoj ta kemi më të lehtë, pasi orari do jetë pak më i lehtësuar, vjen pauza ndërkombëtare dhe besoj do të kemi kohë për tu përgatitur dhe për mos me i’a lënë asgjë rastit dhe të japim maksimumin deri në fund”.
Optimizmi…
Mevlan Murati: “Unë besimin e bazoj te grupi. Jemi grup shumë i mirë, punojmë fortë, jemi të bashkuar më shumë se kurrë dhe secili jep maksimumin në interes të klubit, pavarësisht nëse luan 1 minutë apo 90 minuta. Rezultatet që shënojmë s’janë të rastit.”
Ëmbëlsirat për Bajram…
Mevlan Murati: “Patjetër se sot kishim tolerim. Është festë dhe normal se pak jemi sheqerosur (qeshet).
E kemi merituar, vijmë nga Ramazani dhe rezervat duhet kompensuar dhe pastaj menjëhere vazhdojmë me dietat tona.”.