FFM cakton datat për gjysmëfinalet e Kupës

- Bota Sot

FFM cakton datat për gjysmëfinalet e Kupës

Komisioni i Garave i FFM ka caktuar datat për gjysmëfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Për një vend në finalen e madhe, do të luhen dy ndeshje në fushën e shtëpisë dhe jashtë, dhe po ashtu si në çerekfinale, në këto ndeshje do të përdoret teknologjia VAR.

Në sfidat e para takohen Ohri – Sileksi dhe Shkëndija e Tetovës – Shkëndija e Haraçinës.

Ndeshjet luhen më 22 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit në program janë më 6 maj.

Finalja e Kupës së Maqedonisë është më 20 maj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot