Një futbollist i ri, 21-vjeçar, humbi jetën pas një sulmi me armë në Stamboll.
Bëhet fjalë për Kubilay Kaan Kundakci, i cili u qëllua ndërsa ndodhej në makinën e tij. Sipas dëshmitarëve, një person hapi zjarr ndaj tij.
Media të huaja raportojnë se ai ishte i përfshirë në një situatë mes një reperi dhe ish-të dashurës së këtij të fundit, një këngëtare, dhe po tentonte të ndërhynte për të qetësuar konfliktin.
Pas të shtënave, futbollisti u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Autoritetet turke kanë nisur hetimet për ngjarjen.