Sulmuesi shqiptar realizon në Rumani

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar realizon në Rumani

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica, ka gjetur golin e nëntë me fanellën e Kluzhit në elitën e futbollit rumun.

29-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 78-të, në duelin ndaj Rapidit të Bukureshtit të vendit të dytë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, e cila mban gjallë shpresat për titullin kampion.

Korenica është shndërruar në një lider te skuadra e Kluzh, ku në këtë sezon në 30 ndeshje ka arritur të shënojë 9 gola si dhe ka dhuruar 4 asiste.

Kujtojmë që edhe në edicionin e kaluar shqiptari i Kosovës, realizoi 9 gola në 39 ndeshje me skuadrën e Kluzhit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot