Vllaznia do kreun në Shkodër

- Bota Sot

Vllaznia do kreun në Shkodër

E shtuna në Abissnet Superiore ofron duele interesante që prekin objektiva të ndryshëm për skuadrat që do të zbresin në fushën e lojës.

Siparin e ditës pritet ta hapë Bylis në orën 15:00 teksa pret një Flamurtar “të luhatshëm” në rezultatet e javëve të fundit.

Ballshiotët janë ende nën hijet e rrezikut për një rënie nga kategoria, ku ndan të njëjtat pikë me Vorën që pozicionohet e 8-ta në klasifikim në zonën e play-out.

Skuadra e Mirel Josës është e vetëdijshme se një trepikësh do t’i shkëpuste përfundimisht nga këto makthe, ndërsa një ndalesë e radhës do t’i kanoste seriozisht vendin që mban në tabelë dhe do t’i ndërlikonte akoma dhe më shumë gjërat për ndeshjet e radhës, të mbetura në kalendar.

Sakaq, tri orë më vonë do të luhen dy përballje të tjera me rëndësi të mëdha në kampionat, pasi në Durrës, Teuta pret Partizanin në garën akoma të hapur për vendin e fundit të “Final Four”, ndërsa në “Loro Boriçi”, Vllaznia luan përballë Dinamos, me pretendimet për të rifituar sërish kreun prej Elbasanit që u ndal në barazim 1-1 në shtëpi ndaj Egnatias.



Lexoni të gjitha në Bota Sot