Vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

- Bota Sot

Vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet sot, me dy përballje interesante në program.

Vëmendja kryesore është te derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit, që luhet nga ora 13:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Ballkani kryeson renditjen tabelare me 45 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Prishtina vjen pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit dhe aktualisht renditet në vendin e katërt me 38 pikë.

Po në të njëjtën orë (13:00) zhvillohet edhe dueli mes Ferizajt dhe Drenicës.

Ferizaji mban pozitën e tetë me 29 pikë, ndërsa Drenica renditet e parafundit me një pikë më pak, duke e bërë këtë përballje mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot