Elbasani dhe Egnatia ndanë pikët në “Elbasan Arena”, në duelin e javës së 29-të të Abissnet Superiore.
Verdheblutë dhanë gjithçka për t’i marrë maksimumin kësaj përballjeje, por u ndalën nga portieri i miqve, Mario Dajsinani i cili ishte në formën më të mirë.
Një ndeshje e cila parashikohej të krijonte një spektakël golash, rezultoi thjesht një kaos me kartona të kuqe.
Dy për secilin krah, ku për Elbasanin u ndëshkua që në minutën e 7-të Boye, ndërsa në të 29-tën, Ruçi riktheu ekuilibrat për numër lojtarësh.
Sulmuesi Xhonatan Lajthia pati disa raste të mira për shënim, por gjeti në katërkëndëshin e portës Dajsinanin, i cili privoi kundërshtarët nga festa e golit. Kështu, skuadra e Ivan Gvozdenovic mund të kënaqet dhe me një pikë në ndeshjen në shtëpi, teksa merr kryesimin e kampionatit me 53 pikë, 1 më shumë se Vllaznia që pret Dinamon në Shkodër.