Ja cilët janë lojtarët që mbetën jashtë listës së Shqipërisë për play off

- Bota Sot

Ja cilët janë lojtarët që mbetën jashtë listës së Shqipërisë për play off

Silvinjo zbuloi 26 lojtarët e thirrur te Kombëtarja shqiptare dhe vihen re shumë ndryshime në krahasim me herën e fundit.

Rei Manaj, Mirlind Daku dhe Medon Berisha të cilët ishin herën e kaluar kanë mbetur jashtë për shkak të dëmtimit. Padyshim humbje e madhe për kuqezinjtë.

Po ashtu për zgjedhje teknike nuk janë ftuar Indrit Tuci, Taulant Seferi, portieri Alen Sherri, vëllezërit Kristian dhe Stiven Shpendi.

Tashmë të gjithë sytë e tifozëve shqiptarë do të jenë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45, ku do të luajmë kundër Polonisë dhe do të kërkojmë të shkojmë në finalen ndaj Ukrainës ose Suedisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot