David Raya pranon se ishte shumë afër kalimit te Bayerni

- Bota Sot

David Raya pranon se ishte shumë afër kalimit te Bayerni

Një nga portierët më në formë në Europë, spanjolli David Raya, sapo është thirrur nga Luis de la Fuente për miqësoret e këtij muaji, testi i fundit para Kupës së Botës.

Katalanasi po kalon momentin më të mirë të karrierës tek Arsenal i Arteta, ku është pjesë kyçe e kryesuesve të Premier League. Gjithsesi, gjithçka mund të kishte qenë ndryshe.

Në një intervistë për “Sky Sports”, Raya zbuloi: “Isha shumë afër të shkoja në një klub tjetër para se t’i bashkohesha Arsenalit… Fatmirësisht nuk ndodhi dhe kështu, Arsenali bëri ofertën e duhur”. Ai pranoi se klubi ku ishte afër të shkonte ishte Bayern Munich.

Një nga situatat më të çuditshme të javëve të fundit ka qenë te portierët bavarezë.

Të gjithë portierët e Bayern Munich ishin të dëmtuar vetëm tri ditë para ndeshjes ndaj Atalantës në Champions League.

Nëse askush nuk rikuperohej, portieri i moshës 16-vjeçare, Prescott, do të duhej të debutonte.

Përfundimisht, Urbig luajti pas një tronditjeje cerebrale që pësoi në ndeshjen e parë kundër bergamaskëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot