Çfarë bëri Vedat Muriqi, çuditi Spanjën

- Bota Sot

Çfarë bëri Vedat Muriqi, çuditi Spanjën

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, çuditi të gjithë në minutën e 90+2. 

Spanjollët mbeten pa frymë me mënyrën se si e goditi penalltinë, duke gjuajtur larg mbi portën e Elche-s. 

Muriqi lëshoi rastin më të mirë të ndeshjes për Mallorca-n, duke dështuar papritur nga penalltia.

Fati ishte kundër tij.

Mallorca avancoi në pjesën e dytë, por epërsia e tyre u përmbys me shpejtësi nga Elche.

Skuadra e Elche-s ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Mallorca-s së futbollistit të kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi. 

Vendasit këndellen shpejt dhe ndalën tre pikë në luftë për të siguruar ekzistencën, ndërsa Mallorca e Muriqit po noton në ujë të turbullt për faktin se janë në zonë shumë të rrezikshme për rënie nga liga.

Për Elche-n shënuan Mir në minutën e 62-të e Tete Morente në të 71-tën dhe për Mallorca-n Torre (58’).

Muriqi si zakonisht u paraqit nga minuta e parë për Mallorca-n.

Mallorca e zë vendin e 18-të me 18 pikë dhe Elche të 17-tin me 29 sosh pas javës së 29-të në kampionatin spanjoll.



Lexoni të gjitha në Bota Sot