Manchester United pritet të bëjë një ankesë zyrtare ndaj organit kryesor të gjyqtarëve në Angli, “Professional Game Match Officials Limited” (PGMOL), dhe shefit të saj Howard Webb pas barazimit 2-2 me Bournemouthin.
United kaloi dy herë në epërsi me golin nga penalltia të Bruno Fernandes dhe autogolin e James Hill, por vendasit barazuan me Ryan Christie dhe Junior Kroupi.
Trajneri Michael Carrick kritikoi ashpër gjyqtarin Stuart Attwell për mosdhënien e një penalltie pas një ndërhyrjeje ndaj Amad Diallos, duke e quajtur vendimin “të çmendur”.
Më pas, Unitedi pësoi një penallti kur Harry Maguire faulloi Evanilson, duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq.
Premierliga shpjegoi se: Kontakti ndaj Amad nuk u konsiderua i mjaftueshëm për penallti;
Penalltia dhe kartoni i kuq për Maguire u konfirmuan si vendime të sakta nga VAR-i.
Sipas raportimeve, drejtori sportiv Jason Wilcox do ta çojë zyrtarisht çështjen te Webb, pasi klubi beson se rasti ndaj Amad ishte penallti.
Gjithashtu, Unitedi është i pakënaqur me 9 minutat shtesë të akorduara.
Unitedi, që renditet i treti në kampionat me 54 pikë, do të luajë ndeshjen e radhës kundër Leeds United me 13 prill.