CAF rikthen çmimin: Mane e dorëzon, Diaz e merr

- Bota Sot

CAF rikthen çmimin: Mane e dorëzon, Diaz e merr

Pas përplasjes së madhe rreth finaleve të Kupës së Afrikës 2025, Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka bërë një lëvizje befasuese që ka shkaktuar bujë në futbollin afrikan. Federata i ka kërkuar zyrtarisht Sadio Mane, që të kthejë çmimin “Lojtari i Turneut”, që ai e fitoi në përfundim të kompeticionit, për t’ia dhuruar Ibrahim Diaz.

CAF ka vendosur që Senegali të humbasë titullin kampion, ndërsa Maroku të shpallet fitues zyrtar i turneut. Vendimi erdhi pas shqyrtimit të ankesës për finalen e zhvilluar në Rabat.

Si pasojë, CAF po nxjerr jashtë loje edhe titujt individualë që lidhen me kompeticionin, duke përfshirë edhe çmimin personal që Mane mori si lojtari më i mirë i turneut.

Mane u shpall “Lojtari i Turneut” në përfundim të AFCON 2025, një nderim i madh për kapitenin e Senegalit, megjithatë i gjithë turneu është tronditur nga një vendim i CAF që ka ndryshuar titullin dhe tashmë edhe çmimet individuale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot