Futbollisti i talentuar shqiptar nga Kosova, Erblin Osmani, sot ka debutuar në fanellën e gjigantit gjerman Bayern Munih.
Osmani u paraqit në tre minutat e fundit, por minuta të arta dhe shumë të vlefshme për karrierën e tij.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të, në vend të Leon Goretzka, në fitoren e thellë 4:0 ndaj Union Berlin, në kuadër të javës së 27-të të Bundesliga.
Vetëm 16 vjeç, por me hapa të mëdhenj drejt elitës së futbollit evropian.
16-vjeçari është kapiten i Gjermanisë U-17 dhe luan si mesfushor defensiv.
Ky debutim konsiderohet një moment historik për talentin e ri dhe një sinjal i fortë se ai mund të jetë një nga emrat e së ardhmes në futbollin evropian.