Shkëndija e Haraçinës fiton si mysafire me rezultat 5:0

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës fiton si mysafire me rezultat 5:0

Pas javës së 21-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll, nuk ka ndryshime në renditjen e tabelës, të paktën kur bëhet fjalë për ekipet kryesuese.

Sot, të gjitha ekipet që pretendojnë vendin e parë arritën të fitojnë.

Ishte e qartë që para ndeshjes në Vinicë se Shkendija e  Haraçinës është favorit i madh, kështu që në fund triumfuan me rezultat 0:5.

Rezultatet 

Bellasica – Teteksi 3:1
Detonit – Osogova 2:4
Skopje – Kozhuvi 1:0
Sasa – Novaci 0:0
Ohri – Vardari (N) 4:0
Prespa – Bregallnica 0:3
Sloga (V) – Shkëndija 0:5

Nesër, ora 14:30
G. Konjari – Pobeda

Tabela: Ohri prin me 49 pikë, pasojnë Shkëndija 48, Skopje 47, Bregallnica 46, Bellasica 43 pikë etj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot