Ismajli kundër ëndrrave të titullit të kuqezinjve!
Nis dueli i ethshëm në Serinë A!
Ardian Ismajli do të ketë mundësinë të tregojë përsëri sa vlen sot në duelin e rëndësishëm që skuadra e Torinos luan ndaj Milanit, që mban ende gjallë ëndrrat për titullin kampion.
Torino vjen nga një seri rezultatesh mjaft pozitive me një kthesë të ndjeshme që ka nisur për ekipin që me emërimin e trajnerit D’Aversa, i cili i ka besuar mbrojtësit shqiptar një rol qendror në prapavijën e ekipit të tij.