Simeone: Ndeshja ndaj Realit e rëndësishme, por do luajmë pa presion

- Bota Sot

Simeone: Ndeshja ndaj Realit e rëndësishme, por do luajmë pa presion

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Real Madrid në kampionat.

‘Derbi është një ndeshje e rëndësishme për gjithçka që mbart rivaliteti në qytetin ku jetojnë të dyja skuadrat-tha Simeone-E dimë të tifozët tane kanë shumë shpresa në sfida të tilla.

Është një ndeshje që luhet në planin emotiv me shumë entuziazëm. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundur për të drejtuar ndeshjen aty ku mund të dëmtojmë kundërshtarin’

Trajneri argjentinas më pas nuk i kurseu elozhet për kolegun e tij te Los Blancos, Alvaro Arbeloa.

‘Arbeloa po bën një punë shumë të mirë, rezultatet flasin vetë-tha Simeone-perceptohet lidhja që ka me futbollistët. Përtej aftësive teknike, po bashkëpunon shumë mirë me futbollistët. Realin e Madridit më shumë e shihni ju se ne.

Ne i vëzhgojmë më shumë gjatë këtyre ditëve për të përgatitur ndeshjen. Kanë të njëjtën skemë, futbollistët janë të njëjtët, por ka shumë punë grupi siç u pa edhe ndaj Manchester City dhe Benficas’.



Lexoni të gjitha në Bota Sot