Trajneri i Sitit, Pep Guardiola, ka dhënë një deklaratë të fortë para finales së të dielës kundër Arsenalit.
Tekniku spanjoll nuk i kurseu elozhet për kundërshtarin, duke e cilësuar Arsenalin si skuadrën më të mirë aktualisht në Angli dhe në Europë.
“Të hënën shpresojmë të zgjohemi sa më mirë. Do të luajmë kundër skuadrës më të mirë në Angli, më të mires aktualisht në Europë. Duhet t’i sfidojmë dhe të konkurrojmë me ta”, u shpreh Guardiola.
Këto komente vijnë në prag të një përballjeje shumë të rëndësishme, ku “Citizens” synojnë të fitojnë trofeun, ndërsa Arsenal kërkon të konfirmojë formën e shkëlqyer.