Skuadra e Milanit ka shënuar fitore me rezultat minimal 3:2 ndaj Torinos, në takimin e javës së 30-të të Serie A në futboll.
Milani ka arritur tre pikë të rëndësishme e duke vazhduar garën në luftë për titullin e kampionit.
Ardian Ismajli u paraqit titullar për Torinon dhe Ardon Jashari qëndrojë në bankën e Milanit.
Për Milanin shënuan Pavlloviq (36), Rabiot (54), Fofana (56) dhe për Torinon Simeone (44’), Vllashiq (82 - nga penalltia).
Milani e zë vendin e dytë me 63 pikë, ka një ndeshje më shumë e pesë pikë më pak se lideri Interi dhe Torino është në pozitën e 14-të me 33.