Akuzohet nga tifozët, Flamurtari përjashton kapitenin Trashi

- Bota Sot

Akuzohet nga tifozët, Flamurtari përjashton kapitenin Trashi

Sipas mediave lokale në Vlorë, presidenti i skuadrës vlonjate Sinan Idrizi ka përjashtuar përgjithmonë nga ekipi kapitenin Lorenc Trashi.

Vendimi erdhi pas protestës së tifozëve pranë stadiumit “Flamurtari”, menjëherë pas mbërritjes në Vlorë.

Tifozët akuzojnë Trashin për veprim me dashje të shkaktimit të penalltisë në ndeshjen e sotme mes Bylisit dhe Flamurtarit.

Kujtojmë që vlonjatët u mundën 2-1 nga Bylisi, pas një penalltie të shënuar në minutën e 95-të. Flamurtari mbyll renditjen e Abissnet Superiores dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.



Lexoni të gjitha në Bota Sot