Gjithçka gati për derbin Gjilani – Drita

- Bota Sot

Gjithçka gati për derbin Gjilani – Drita

Skuadra e Gjilanit ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen derbi ndaj rivalit lokal Drita në një atmosferë shumë pozitive. 

“Futbollistët kanë shfaqur  motivim të lartë dhe përkushtim maksimal në prag të kësaj përballjeje të rëndësishme.

Një faktor shumë i rëndësishëm është se grupi është i kompletuar. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion të stafit teknik, gjë që i jep trajnerit më shumë alternativa dhe fleksibilitet në përzgjedhjen e formacionit dhe strategjisë për ndeshjen.

Jashtë listës kanë mbetur vetëm Mario Zebic dhe Hamdi Namani, të cilët mungojnë prej kohësh.

Koha në dispozicion ka qenë e limituar, me vetëm dy seanca stërvitore për të përgatitur aspektet taktike dhe fizike. Pavarësisht kësaj, stërvitjet janë shfrytëzuar maksimalisht në përgatitjet e kësaj ndeshje.

Atmosfera ka qenë tejet e mirë dhe grupi i plotë japin sinjale pozitive se skuadra është e gatshme për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje derbi”, thuhet nga SC Gjilani.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dritës është i treti në këtë edicion garash dhe zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot