Curri: Me objektivin e vetëm ta fitojmë ndaj Dritës

- Bota Sot

Curri: Me objektivin e vetëm ta fitojmë ndaj Dritës

Në prag të derbit Gjilani - Drita, kryetrajneri i Gjilanit Debatik Curri është paraqitur në konferencë për shtyp duke ndarë pritshmëritë dhe gjendjen e skuadrës. Ai ka theksuar përgatitjen e mirë të ekipit, rëndësinë e kësaj përballjeje dhe motivimin e lartë që mbretëron brenda grupit, duke bërë gjithashtu thirrje për përkrahje sa më të madhe nga tifozët.

Ai u shpreh se skuadra ka zhvilluar përgatitje të mira dhe hyn në këtë ndeshje me synimin e qartë për të marrë fitoren.

Ai ftoi tifozët “Skifterat” që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh për të mbështetur ekipin në një sfidë kaq të rëndësishme.

“Jemi përgatitur mjaftueshëm mirë për këtë ndeshje me objektivin e vetëm ta fitojmë atë. Shfrytëzoj rastin të ftoj tifozët “Skifterat” të vijnë në numër sa më të madh dhe ti mbështesin futbollistët në këtë përballje”.

Sipas tij, çdo ndeshje ka peshën e vet, ndërsa fitorja e fundit ndaj Llapit ka ndikuar pozitivisht në rritjen e moralit dhe besimit te skuadra.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme, e kam thënë edhe më parë. Vijmë nga një fitore tejet e rëndësishme, siç ishte ajo në udhëtim te Llapi, ndaj motivi dhe atmosfera është në nivelin e duhur”.

Curri theksoi se çdo lojtar që do të zbresë në fushë do të japë maksimumin për të arritur rezultatin e dëshiruar, duke nënvizuar se kampionati është ende i hapur dhe gjithçka mbetet për t’u luftuar deri në fund, pavarësisht rezultatit të kësaj ndeshjeje.

“Çdo futbollist që do ketë mundësinë të futet në fushën e lojës, do ta jap maksimumin dhe do të bëj çmos që kjo ndeshje të fitohet edhe pse nuk mbaron asgjë edhe nëse fitojmë, por edhe nëse nuk e fitojmë. Ka ende lojë deri në fund të kampionatit dhe ne do të luftojmë në çdo ndeshje”.

Në fund, ai shtoi se grupi është plotësisht i gatshëm, atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe lojtarët mezi presin të zbresin në fushë për këtë derbi.

“Grupi është i gatshëm për këtë ndeshje. Atmosfera brenda skuadrës është e mirë dhe futbollistët mezi po e presin ndeshje:, tha Curri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot